Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoritetet italiane kanë ndaluar një tjetër gomone të fuqishme me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.
Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar një gomone me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç.
Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta .
Në bordin e saj janë gjetur 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton 215 kg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/itali-sekuestrohen-1-2-ton-marijuane-nga-shqiperia-me-vlere-12-mln-euro/