Tentoi t'i transferonte jashtë vendit, ish drejtorit të ALUIZNI i sekuestrohen 1.5 mln €

Report TV 2019-08-01

Views 0

TIRANE-Ish-drejtorit të ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës në vitet 2006-2011 Ferdinand Shehu i janë sekuestruar 1.5 mln euro pas hetimit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit. Shehu ka qenë drejtor për Tiranën në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Policia njofton se Shehu kohët e fundit, nëpërmjet një banke private ka tentuar transferimin e 1 milion eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Por pas dyshimeve se shuma është përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Investimi" duke i bllokuar. Policia e Shtetit deklaron se ish-drejtori i ALUIZNI-t ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Ferdinand Shehu nuk është arrestuar, vetëm pasuria është sekuestruar, ndërkohë që vijojnë hetimet për origjinën e shumës së bllokuar dhe a i justifikon ish-zyrtari i lartë. Por pse u shkarkua Shehu në 2011? Asokohe sipas AKUIZNI-t, Ferdinand Shehu u shkarkua për mungesë të integritetit moral. Argumenti ishte fshehja e të kaluarës e para vitit 1992, ku sipas ALUIZNI-t ai kishte punuar për 4 vite hetues, por edhe efektiv në Ministrinë e Rendit Publik, por nuk i kishte deklaruar në CV.

?Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e ?fshirë? nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës?, thuhej në deklaratën e ALUIZNI-t në 2011 kur u shkarkua. Në vitet 2009 dhe 2013 ai ka qenë kandidat për deputet nga PD-ja, por nuk arriti qe te fitonte, ndërsa në 2015 me siglën e LZHK-së u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form