Report TV - CEZ, “arratiset” Kalaj, 7 mln € u nxorën me çanta jashtë vendit

Report TV 2017-03-31

Views 3

TIRANË-Nuel Kalaj personi i cilësuar si 'sekseri' për privatizimin e CEZ është larguar jashtë vendit.

Ai nuk i është përgjigjur as për herë të dytë kërkesës së Komisionit Hetimor për të dëshmuar. Taulant Balla, Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor per CEZ i ben kërkesë Policisë për ta shoqëruar forcërisht. Balla ngre dyshimet se 7 mln euro u nxorën jashtë vendit me çanta. Kërkohen verifikimi i hyrje-daljeve për vitin 2010 në kufi të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Nuel Kalajt dhe drejtuesve të CEZ.

Mbledhja-Debatet
Është mbledhur mesditën e sotme Komisioni Parlamentar hetimor për CEZ. Kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla theksoi se dëshmitari kyç, Nuel Kalaj ndodhet jashtë vendit ndaj i bëri thirrje policisë të sillet më forcë për të dëshmuar.

Sekseri Nuel Kalaj është thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor lidhur me rolin e tij në privatizimin e OSSH-së te kompania çeke, CEZ. Por rezulton se ai ndodhet jashte vendit.

?Personi është larguar jashtë shtetit, kemi dhe konfirmimin këtu. Nga ky moment i kërkojmë Policisë së Shtetit, madje Kuvendi ta nënshkruajë që tani, që të bëhet sjellja me forcë e këtij dëshmitari të rëndësishëm.
Po kështu dhe ndaj shtetasit Hamza Merxhani. Nga informacioni i deritanishëm rezulton i larguar nga Shqipëria për të njëjtën procedurë të supercituar, të kërkohet sjellja me forcë e këtij dëshmitari dhe të ndiqen procedurat sipas ligjit?, tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form