Ora News - Bashkëqeverisja me qytetarët, Rama: Për çdo problem të zgjidhur ka edhe të ndëshkuar

Ora News Lajme 2018-07-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama bëri bilancin javor të rasteve të zgjidhura përmes portalit shqipëriaqëduam.al. në përfundim të dëgjesës me qytetarët e cila zgjati dy muaj dhe u shtri në të gjithë vendin, Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët ia ka dalë për të zgjidhur problemet, disa prej të cilave i publikoi në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Kreu i qeverisë tha se për çdo problem të zgjidhur ka edhe të ndëshkuar ndaj bëri edhe apel që qytetarët t'i bashkohen platformës.

Rama: Çdo rast i zgjidhur është edhe një rast i ndëshkuar, ku për çdo vonesë, zvarritje, pengesë të krijuar në mënyrë që bie ndesh me ligjin për qytetarin të ketë përgjegjësi konkrete individësh që të ndëshkohen me të gjitha masat e parashikuara nga kodi i punës apo kodi i shërbimit civil.

Sa i përket asaj pjese të administratës që Rama e quan parazite, kryeministri kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast padrejtësie.

Rama: Vendosja e administratës dhe e zyrave të shërbimeve në një presion nga lart dhe poshtë, sjell si rezultat edhe identifikimin e personave problematike, identifikimin e punonjësve indiferent, parazitë apo edhe grabitqarë që po nuk të futën dorën në xhep nuk të japin zgjidhje për atë që të takon me ligj dhe zakon.

Edhe në përfundim të dëgjesave publike në kuadër të llogaridhënies me qytetarët, kryeministri pohoi se bashkëpunimi përmes portalit do të vijojë si një instrument për të shmangur radhët e gjata dhe korrupsionin në zyrat e shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkeqeverisja-me-qytetaret-rama-cdo-problem-te-zgjdhur-ka-edhe-te-ndeshkuar

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS