Ora News – Rama: Me 21 korrik votojmë çdo draft të PD të miratuar nga SHBA dhe BE

Ora News Emisione 2017-02-21

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pasi i çliroi veten nga çdo lloj përgjegjësie mbi të ardhmen e reformës në drejtësi, duke i propozuar Partisë Demokratike ta ?shkruajë? vetë si e do draftin, të marrë bekimin e ndërkombëtarëve dhe mazhoranca do ta votojë, Rama doli sot në konferëncë për mediat për të sqaruar këtë propozim.
Rama: PD refuzoi edhe formulën e kompromisit të propozuar nga SHBA dhe BE përmes Ndihmës/Sekretares Viktoria Nuland.Pasi i rrokanisi kokën shqiptarëve dhe aleatëve strategjikë të Shqipërisë me nenin 88 dhe mori pikë e presje atë që kërkoi nxori një bisht tjetër.Duke ngritur pikëpyetjen e pabesueshme mbi besueshmërinë, integritetin dhe rolin e partnerëve tanë ndërkombëtarë në proçesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.Nuk u befasova unë dhe nuk u befasua askush qe e di mirë se në çfarë fle lepuri i frikës nga drejtësia që është kryekëshilltari i opozitës për reformën në drejtësi.Frika. Por sigurisht u befasuan dhe zhgënjyen aleatët e Shqipërisë, të cilët janë investuar masivisht si kurrë më parë për një reformë në Shqipërinë e çerekshekullit. Kërkesa e re e PD dhe klithma e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë për mbrojtjen e sovranitetit të vendit nga rreziku i ri euroamerikan janë dëshmia ulëritëse e të vërtetës se opozitarët tanë nuk u zhytën në ujin e Venecias për të nxjerrë sistemin e drejtësisë nga goja e peshkaqenit që donte të kapte drejtësinë përmes reformës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-konference-per-reformen-ne-drejtesi-sqaron-propozimin-e-ri-per-pd/

Share This Video


Download

  
Report form