Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi pasditen e sotme grupin parlamentar, ku pritet vendimi për seancën e nesërme plenare për zgjedhjen e Presidentit të Ri.
Burimet e Ora News bëjnë me dije se LSI ka propozuar disa kandidatë për postin e Presidentit, si Petrit Vasilin, Arta Daden, Rexhep Meidanin dhe Paskal Milon.
19:25 ? Burime për Ora News: Rama mbështet edhe kandidaturën e Vasilit si President
Gazetari i Ora News nga selia e Kuvendit të Shqipërisë Everes Dedaj bëri me dije se burime jo zyrtare të Ora News thonë se kryeministri Edi Rama mbështet edhe kandidaturën e Petrit Vasilit për Presidentin e ri të Shqipërisë.
Kryetari i grupit të LSI-së, Luan Rama nuk komentoi për kandidatura, por shtoi se po diskutohet me Partinë Socialiste.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-mbledh-grupin-pritet-vendimi-per-seancen-per-presidentin/