Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish gatishmërinë për dialog pa kushte me opozitën, duke u ofruar të shkojë në takim dhe tek çadra.
Kushti i vetëm i Ramës është: Opozita të mos mbajë peng reformën në drejtësi duke bllokuar vettingun.
?Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar vettingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar? shkruan Rama në fb.
Edhe më herët Rama tha se është i gatshëm të diskutojë çdo gjë përveç kërkesës për qeveri teknike që sipas tij është kompetencë e sovranit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dialog-per-cdo-ceshtje-dhe-pa-kushte-me-opoziten-edhe-tek-cadra/