Report Tv - Ekspertiza mjeko-ligjore për Qordjen: Do shpëtonte nëse do mbërrinte shpejt në spital

Report TV 2018-07-01

Views 1

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë dërguar për ekpertizë automatikun MP5, me të cilën u vetvra gardisi Shkëlzen Qordja. Hetuesit kërkojnë të marrin përgjigje nëse në këtë armë ka gjurmë të tjera gishtash, përveçse të shoferit të Fatmir Xhafës, për të hequr çdo dyshim nëse kemi të bëjmë me vetvrasje ose jo.

Gjithashtu është kryer ekspertiza për gjurmët e barutit në dorën e djathtë të Shkëlzen Qordjes, të cilat nëse dalin pozitive konfirmojnë vetvrasjen.

Nga të dhënat paraprake të Mjekësisë Ligjore, 31 vjeçari kishte vetëm një plumb në kokë. Por burime nga ky institucion thanë për Report TV se nëse do të çohej direkt për në spital Shkëlzen Qordja mund të mbijetonte.

Sipas mjekëve mjeko-ligjorë, Qordja ka qenë për minuta të tëra ende me shenja jete, por kur kanë mbërritur kolegët e tij dhe më pas mjekët, ai kishte ndërruar jetë.
Report Tv u interesua pranë Gradës së Republikës për sa i përket automatikut që mbante Shkëlzen Qordja.

Ky institucion tha se gardistët mund ta mbajnë në makinë automatikun, por jo në rrugë. Gardistëve u lejohet që në rrugë të mbajnë vetëm pistoletën.

Ndërkohë 31-vjeçari është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës. Familja e tij ka qenë mjaft e tronditur dhe ende nuk janë në gjendje të japin një prononcim.

Mister mbeten shkaqet për se u vetvra Shkëlzen Qordja. Deri më tani Garda e Republikës dhe familja e 31-vjeçarit nuk janë në gjendje të japin një arsyje që çoi në vetvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Share This Video


Download

  
Report form