A1 Report - Fier, makina përplas kalimtaren ndërron jetë rrugës për në spital

Report TV 2015-08-21

Views 1

FIER- Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasje është regjistruar në aksin Levan-Vlorë.

Vasilika Petani, 60 vjeç, është goditur nga një autoveture, teksa po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin.

Si pasojë e përplasjes 60-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe drejtuesi i mjetit e ka nisur me urgjencë në spitalin e Fierit, por e moshuara nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën qarkullonte mjeti.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS