Gjykata e Rrethit të Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për një nga autorët e tentativës së grabitjes në Fier, ku gjatë shkëmbimit me armë me policinë mbeti i vrarë 20-vjeçari nga Elbasnai, Xhuljano Sollaku.
Masa nga gjykata ditën e sotme u dha për Arben Muçën 37-vjeç i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Fillim ishte caktuar që masa të bëhej në spital por avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, Ardian Abazi, kërkoi që të zhvillohej në gjykatë me gjyqtare Igerta Hysi dhe prokuror të çështjes, Çlirim Sina. Arben Muça ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ku ruhet nga forcat e policisë. Avokati i tij mbrojtës, Ardian Abazi, është shprehur pas caktimit të masës nga gjykata se klienti i nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së premte. "Nuk mbaj mend se çfarë kam bërë", mësohet të jetë shprehur 37-vjeçari.