SHKODËR - Ndërron jetë në spitalin rajonal të Shkodrës 34-vjeçari Florjan Stërkaj, nga fshati Dedaj i Komunës Shkrel të Malësisë së Madhe.
I riu u qëllua me armë zjarri nga Pal Prroni, pas një debati të çastit për një borxh të pashlyer, në një lokal në fshatin Omaraj të Komunës Gruemirë, Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në një lokal në fshatin Omaraj të Komunës Gruemirë kur mes 34-vjeçarit Florjan Stërkaj dhe Pal Prronit, ka pasur një debat të çastit për një borxh të pashlyer.
Në këtë moment ata janë konfliktuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Florjan Stërkaj, i cili është dërguar menjëherënë Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ka ndëruar jetë disa orë më vonë.
Menjëherë në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat janë vënë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se është shtetasi me emrin Pal Prroni nga fshati Grudë e re të Komunës rrethina.
Policia ka nisur hetimin e kësaj ngjarje e cila dyshohet se ka nisur për shkak të borxheve mes dy të konfliktuarve.