Vlorë, avokati: Gruaja dhunohet nga burri, policia nuk ndërhyn për të zbatuar urdhrin e mbrojtjes

Report TV 2018-06-30

Views 3

Një denoncim i rëndë vjen nga Vlora, aty ku një grua mësohet se është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj. Rastin e denoncon për Report Tv, avokati Idajet Beqiri, i cili në një lidhje telefonike ka sqaruar se gruaja ka bërë kallëzim penal në Polici, por rasti nuk është marrë përsipër nga uniformat blu.

Avokati ka thënë se rasti është i rëndë dhe ka paralajmëruar se në rast se nuk do ketë ndërhyrje nga institucionet shtetërore atëherë një krim mund të ndodhë.

Gruaja me inicialet M.Sh., me profesion psikologe është nënë e tre fëmijëve. Kjo është hera e tretë që bashkëjetuesi i saj thyen urdhrin e mbrojtjes.

Një grua me arsim të lartë, me tre fëmijë të mitur, njëri në gji, është dhunuar shumë rëndë nga bashkëjetuesi i saj Florian. Ka shkuar në Policinë Vlorë, ku është ende atje. Është thirrur bashkëjetuesi i saj F., nga policia dhe si kapobandë në sy të policëve thotë: "Kjo vjen këtu se ka qejfë të shkoj me ju policët"! Policët qeshin dhe nuk i marrin kallëzimin penal Minushe Shehu për dhunë në familje. Ajo ka marrë më parë edhe 3 urdhëra të tjerë mbrojtje nga Gjykata, por F., nuk i zbaton sepse ka lokal superluks, ka para të pista pa fund, ka makinë superluks, ka në dorë një orë që kushton sa i gjithë Komisariati i policisë Vlorë. Ndihmoheni këtë grua se është ende në Polici, dhe të mos gjendet nesër në koshat e plehrave e vrarë dhe e masakruar.

Share This Video


Download

  
Report form