Report TV? ka siguruar urdhrin e mbrojtjes së lëshuar nga Gjykata e Fierit për 43-vjeçaren Liljana Rukaj që humbi jetën pak ditë më parë, pasi bashkëshorti e hodhi nga dritarja e katit të katërt të banesës së saj.
Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se do të nisë një hetim administrativ për çështjen dhe gjyqtarin që ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes ndaj gruas edhe pse burri dhunues, qëndronte në shtëpi bashkë me të, në kundërshtim me urdhrin në fjalë.