Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Burg pa afat? është masa e sigurisë që ka caktuar Gjykata e Vlorës për 44-vjeçarin Ilirjan Pajo që dhunoi në publik ish-bashkëshorten e tij. Asnjë familjar i tij nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa 44-vjeçari u gjend mes dy grave, prokurores që kërkoi të mbetej në qeli dhe avokates që kërkoi gjykim në liri. 44-vjeçari pranoi se veç dhunës së ushtruar ndaj ish-gruas, nuk ka shlyer detyrimet financiare ndaj 3 fëmijëve të tij.
44-vjeçari që dhunoi në publik ish-bashkëshorten dy ditë më parë në Vlorë do të qëndrojë në burg pa afat.
I gjendur mes dy grave në sallën e gjyqit, Prokurores që kërkoi ?arrest me burg? dhe avokates që kërkoi të gjykohet në gjendje të lirë, Ilirjan Pajo e ka argumentuar dhunën ndaj ish-gruas me humbjen e arsyes për shkak të xhelozisë që ndjeu për Marselën kur e pa të shoqëruar nga personi që e punësoi 38-vjeçaren.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/gruaja-merr-urdhrin-e-katert-te-mbrojtjes-ish-burri-skam-shlyer-detyrimet/