Flakët kanë përfshirë gjatë ditës së mërkurë një masiv me pisha në pyjet e Gjegjanit të Pukës. Intensiteti i flakëve ka qenë i lartë dhe të favorizuara edhe nga era, çka detyroi Emergjencat Civile të kërkonin ndihmën e helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi terreni ishte i vështirë.