Gjatë ditë së sotme policia ka arrestuar Tauland Manaj (Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë. Sipas burimeve policore mësohet se ky person ka thyer masën e arrestit në shtëpi dhe ka qarkulluar në qytet me armë zjarri pa leje. Personi i lartpërmendur është kapur në lagjen ''28 Nëntori'', duke qarkulluar me automjetin tip ''Benz'', ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.
Po ashtu ka rezultuar se ka thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest shtëpie'', për veprën penale ''Vrasje me dashje e mbetur në tentativë'' dhe ''Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.