Një 35 vjeçar është arestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Shkodër pasi ju gjetën në shtëpi armë zjarri, kokainë e municione luftarake. Sipas policisë në pranga ka rënë Anton Shpatina, arrestimi i të cilit erdhi pas një 25-vjeçar me inicialet L.K, i cili po procedohet në gjendje të lirë, kishte shkuar në shtëpinë e Shpatinas për të blerë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit personal të bërë nga policia 25-vjeçarit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.