VLORË- Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia ka nisur aksionin për kapjen e tij.
Ndalimi i 35-vjeçarit me iniciale A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier u bë në bulevardin "Ismail Qemali", Vlorë. Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.
"Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.