Atentat me armë zjarri në Vlorë. Një person ka mbetur i vdekur, pasi i është bërë pritë mbrëmjen e sotme në lagjen ?Pavarësia? rreth orës 23:00. Viktima është Vasil Dervishaj.
29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ''Pavarësia'' në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie.
Vasil Dervishaj ishte në makinën e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.