Kjo është një sfidë për shoferët, që të dinë se kur jepet përparësia për një mjet.
Policia rrugore e Tiranës ka monitoruar disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë. Vetëm në këtë periudhë të shkurtër u konstatuan dhe proceduan administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.
Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve ?injorojnë? sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore.
Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm.