A1 Report - Vëzhgimi/ Sa i respektojnë vijat e bardha këmbesorët e shoferët

Report TV 2015-08-22

Views 1

Aksidenti në rrugën e Elbasanit, kur një kamion i tonazhit të rëndë përplasi për vdekje një grua të moshuar, sjell sërish në pah një problem serioz, atë të mosrespektimit të vijave të bardha.

Si këmbësorët por edhe drejtuesit e automjeteve, tregohen të shkujdesur në momentet e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Ky fakt evidentohet edhe nga një vëzhgim i shkurtër i kryer nga televizioni A1 Report në disa nga akset kryesore në qendër të Tiranës.

Shumë prej këmbësorëve, nuk preferojnë të kalojnë kryqëzimet pranë vijave të bardha, por vendosi të futen në rrugë mes për mes saj, duke rrezikuar në shumë raste edhe jetën e tyre.

Ndërkaq edhe drejtuesit e mjeteve, duket se nuk iu japin përparësi kalimtarëve në shumë raste, edhe pse këta të fundit janë pranë vijave të bardha.

Share This Video


Download

  
Report form