Report Tv - Policia Rrugore, masa ndëshkuese për shoferët që nuk respektojnë këmbësorët

Report TV 2018-06-19

Views 0

Një nga prioritetet kryesore të Policisë Rrugore të Tiranës edhe gjatë këtij 6 mujori të parë të vitit ka qenë parandalimi i aksidenteve automobilistike, gjë që ka sjellë një ulje të ndjeshme të ngjarjeve të tilla.

Sipas raportit të policisë numri i aksidenteve ka mësuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numërohen 36 aksidente më pak dhe 2 jetë të shpëtuara më shumë si dhe një numër më i ulët i personave që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të lehta.
Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga analizat e aksidenteve rrugore të mëparëshme dhe rrezikshmëria që karakterizon këmbësorët në vendkalimet e tyre dhe jo vetëm, organizoi shërbime në forma të ndryshme kontrolli për rreth dy orë, me qëllim monitorimin dhe konstatimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqytetit, ku u verifikuan dhe u proceduan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 35 drejtues mjetesh.

Share This Video


Download

  
Report form