14 bashki nga sot zonë e gjelbër, shtohen ndjeshëm numri i lëvizjeve,qytetarët nuk respektojnë masat

Report TV 2020-05-11

Views 0

Katërmbëdhjetë bashki në vendin tonë nga sot konsiderohen si zona të gjelbra, duke dalë nga regjimi i COVID-19 që prej më shumë se dy muaj ka patur ndikimet e veta. Bashkitë në fjalë janë Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.

Deri më tani në këto bashki bien në sy dy detaje. E para ka të bëjë me shtimin e numrit të lëvizjeve të qytetarëve dhe makinave, ndërsa e dyta është mos respektimi i masave të sigurisë. Siç duket qytetarët në këto bashki nuk e kanë kuptuar se dalja nga zona e kuqe nuk do të thotë mosrespektim i masave të sigurisë.

Shkodra është një nga ata qytete të cilët konsiderohen ende si zona të rrezikshme, pasi kanë raste aktive me koronavirus. Për këtë arsye sot në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postblloqe të policisë, që bëjnë kontrolle për leje kalime, ashtu siç konfirmoi kryeministri Rama javën e kaluar.

Postblloqet janë ngritur në rrugët që të lidhin me Vajën e Dejës dhe Malësinë e Madhe.

Berati sot është zgjuar më i zhurmshëm se kurrë në këto dy muajt e fundit dhe kjo për shkak se është futur në zonën e gjelbër. Për këtë arsye në rrugë shquheshin lëvizje të mëdha të qytetarëve dhe makinave.

Siç shihet dhe nga pamjet qytetarët e Beratit nuk respektojnë distancën dhe dalin pa maska mbrojtëse, ndërsa bizneset kanë filluar të përgatiten për hapjen e tyre në datën 18. Dyqanet e byrektorëve, berberëve, parekuritë janë të hapura.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS