Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Medias është përfshirë sot në debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetet Fidel Ylli dhe Luçiano Boçi janë përplasur me fyerje dhe ofendimeve ndaj njëri-tjetrit.
Gjatë debateve deputetët kanë sjellë në vëmendje edhe protestën e 21 janarit, ku opozita fajson Ramën për dhunë, ndërsa mazhoranca akuzon qeverinë e atëhershme për vrasjen e 4 protestuesve.
Pjesë nga debati.
Fidel Ylli: Ju s'ju vjen mirë që keni futur gazetarë në burg. Fatos Mahmutaj e keni me azil në Belgjikë. Ju jeni vrasës dhe flisni ju për gazetaret
Luçiano Boçi: Mbylle more gojën kë akuzon vrasës ti, kujt i thu vrasës?
Fidel Ylli: Po ti e di ça je? Langaraq
Luçiano Boçi: Langaraq je ti
Fidel Ylli: U bërë ti
Luçiano Boçi: Legën, e u bëra
Fidel Ylli: Rri mor aty
Luçiano Boçi: Mbylle gojën
Fidel Ylli: Mbylle ti gojën
Luçiano Boçi: Kë quan vrasës ti mo?!
Fidel Ylli: 4 keni verarë, qeveria jote
Luçiano Boçi: Ti ke qenë organizator, legen
Fidel Ylli: Legen je ti, langaraq. Je rrugaç ordiner
Fidel Ylli: Pse më ndërpret, foli 40 minuta?
Albana Vokshi: Do flasësh apo të ta heq fjalën
Fidel Ylli: Po nuk ma heq dot fjalën
Albana Vokshi: Ta heq që çke me të
Fidel Ylli: Në botë nuk ma heq fjalën
Albana Vokshi: Dhe ki kujdes me ato që flet. Vrasës është ai atje përballë. Ai i ka vrarë 4. Ju i sollët
Fidel Ylli: Po gazetarin kush e solli
Albana Vokshi: Kërkoini falje atyre, mos hajdeni këtu dhe na thoni në vrasës. Do flasësh apo të ta heq fjalën. Folë për dhunën
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/21-janari-apo-26-maji-mazhoranca-dhe-opozita-perplasen-ne-komisionin-e-medias