#oranews
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi refuzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për të raportuar në komisionin e medias për dhunën e ushtruar ndaj studentëve brenda në godinë të fakulteteve. Ndryshe nga herët e tjera ku ishim mësuar me mungesën e opozitës, këtë të martë punën e komisionit e bojkotuan socialistët.
Albana Vokshi: "Bojkotimi i mbledhjeve të Komisionit nga deputetët e mazhorancës, si edhe refuzimi i Ministrit të Brendshëm me urdhër të Edi Ramës është një akt antikushtetues."
Deputetët e mazhorancës të kontaktuar nga Ora News u shprehen se ata nuk morën pjesë në mbledhjen e komisionit pasi mbrëmjen e së hënës kishin marrë përgjigje negative për praninë e Ministrit. Gjithashtu socialistët shprehen se Sandër Lleshi është shprehur i gatshëm për të ardhur në komision por më parë duhet të konsultohen me të për të përcaktuar agjendën.
Nga ana tjetër deputetët e opozitës, më në krye kryetaren e Komisionit Albana Vokshi kanë firmosur kërkesën për të thirrur në mbledhje Ministrin e Brendshëm me datën 6 Shkurt në orën 11:00.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lleshi-refuzon-pd-nuk-paraqitet-ne-komisionin-e-medias
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz