Ora News - Pirateria online, kreu i AMA-s në Komisionin e Medias: Problem shqetësues

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në tregun e mediave audiovizive vijon të mbetet ende problem pirateria online dhe e drejta e autorit, sipas raportit vjetor të AMA-s. Në mbledhjen e Komisionit të Medias që u drejtua nga Milva Ikonomi, në mungesë të kryetares Vokshi, deputetët e mazhorancës shprehen shqetësimin e rrezatimit të antenave në zonat e banuara.

Pirateria online dhe të drejtat e autorit, janë ende probleme shqetësuese në tregun e mediave audio-vizive.

Kreu i AMA-s gjatë raportit vjetor në Komisionin e Medias, pavarësisht se nuk dha shiftra për dëmin ekonomik nga pirateria, pranoi se është mjaft e vëshirë të matët, pasi AMA nuk ka infrastrukturën e nevojshme.

Gentian Sala: Dëmi nga pirateria është i vështirë të matet pasi konsiderohej problem por jo qëndror i punës së Autoritetit. Nga Agjencitë që merren me zbatimin e ligjit të të drejtave të autorit hyn dhe AMA këtu por si me ligjin e ri, si me ligjin e vjetër kemi probleme.

Pavarësisht se deputetët e PD-së nuk ishin të pranishëm, opozitën në Komision e bënë disa deputetë të mazhorancës të cilët shprehen shqetësimin për rrezantimin e antenave të cilat janë të vendosura në mes të qëndrave të banuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pirateria-online-kreu-i-ama-s-ne-komisionin-e-medias-problem-shqetesues

Share This Video


Download

  
Report form