Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes një klime aspak normale por tashmë të zakonshme në komisionin e Medias, ministrja e Kulturës është përplasur me opozitën që në fakt kishte thyer bojkotin vetëm për të debatuar për ligjin e trashëgimisë kulturore.
Në gati 120 minuta debat vetëm për trashëgiminë kulturore nuk u fol.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi të mos i përgjigjej akuzave të opozitës dhe të fliste për mediat jashtë ambienteve të komisionit.
Ndërkohë kryetarja e komisionit deputetja Albana Vokshi e akuzoi ministren: "po shkatërroni çdo vlerë edhe aq sa ka mbetur. As pushtuesi nuk ka bërë këtë që po i bëni ju. Kjo është ministrja më e dështuar.
Besnik Baraj: Ky është komision i rrugës. Vetëm moçalet drejtohen kështu
Albana Vokshi: Kjo është kultura. Këtë doni të sillni ju me arrogancën tuaj.
Në komision ministrja nuk iu përgjigj pyetjes së vazhdueshme nëse do të merrte pjesë në forumin e artistëve duke zgjedhur tia japë këtë përgjigje medias
Mirela Kumbaro: Artistët i ke në skenë duke dhënë shfaqjet më të mira.
Deputetët e LSI-së propozuan që grupi i punës të shqyrtojë ndryshimet që janë bërë në ligjin e trashëgimisë kulturore dhe në mbledhjen e radhës të diskutohet nen për nen.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-komisionin-e-medias-120-minuta-sherr-asnje-fjale-trashegimine-kulturore