Pas viteve 90' fama e teatrit veror erdhi duke u zbehur, jo vetëm në repertorin e aktiviteteve , por edhe në mirëmbajtjen fizike.
Nuk do të jetë kështu në 30 maj, kur amfiteatri te parku i liqenit do të përurohet në mënyrë dinjitoze me koncertin "Tingujt e hënës" dhe më pas do të vijojë një hapësirë e rëndësishme kulturore për qytetarët.
Muzikale, balet, simfoni, arie, uvertura, marshe muzikore, pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar për festimin e këtij amfiteatri që nisi restaurimin rrënjësor në vjeshtë të vitit 2017.