Kreu i KED Ardian Dvorani është paraqitur në Prokurinë e Tiranës ku do të merret në pyetje lidhur me padinë që kreu i shtetit ka ngritur ndaj tij. Me një buzëqeshje nga kamerat dhe me duart në xhepa, Dvorani është futur në Prokurori në orën 10:00 të paradites së sotme.