Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka mbërritur në Shqipëri, pas fjalës së mbajtur dje në Senat. Ambasada amerikane ka organizuar festën e përvitshme të Pavarësisë së SHBA-ve, ku po zhvillohet një koncert.
Lu ka përshëndetur të pranishmit, ku nuk kanë munguar Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Lu ka thënë se ka qenë një nder për të periudha e kaluar në Shqipëri.
I nderuar presidenti Ilir Meta, i nderuar Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, nonja dhe zotërinj, mirësevini në festimin tonë të muzikës amerikane blu dhe jaz. Kjo traditë muzikore është mbi 100-vjeçare. Ka qenë një nder i madh që unë kam qenë këtu me ju. Ky është koncerti i fundit i Pavarësisë që unë festoj me ju. Kamela Islami e Eugent Bushpepa do këndojnë këtu me ju.
Donald Lu, ambasadori i SHBA-ve