http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes për herë të dytë brenda muajit maj.
Persona të paidentifikuar kanë hyre gjatë natës dhe kanë bastisur zyrën prokurorit Afrim Shehu, i cili është emëruar disa muaj më parë si shef i task-forcës.
Burimet bëjnë të ditur se autoret kanë mundur të marrin materiale edhe ne zyrën e një oficeri të policisë gjyqësore. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 06:30 nga pastruesja e institucionit, e cila ka parë dyert e dhunuara dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
Sipas organit fillimisht autoret kanë hapur me forcë derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe marre pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë.
Më pas ata janë drejtuar ne zyrën e prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore.
Sipas burimeve, autorët kanë mundur të marrin kompjuterin në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, i cili ka shumë çështje nën hetim që lidhen me portin, doganën, bashkinë dhe hipotekën. I njëjti prokuror është duke hetuar edhe shumë persona të tjerë që dyshohen për lidhje me grupet kriminale të qytetit si dhe për pastrim parash.
Ndërkohë personeli i prokurorisë është duke kryer inventarin për të saktësuar se çfarë dokumentesh mungojnë.
Aktualisht puna në prokurori është ndërprerë dhe askush nuk mund të hyjë derisa grupi hetimor të përfundojë të gjitha veprimet për të bere të mundur identifikimin e personave që kanë hyrë brenda zyrave të prokurorisë.
Mësohet se godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e Policisë Private.
Por ende nuk dihet se si grabitësit kanë mundur të hyjnë ne ambientet e brendshme pa u diktuar.
Më 8 maj autorë ende të paidentifikuar grabiten dhe dhunuan postierin e postës sekrete të kësaj prokurorie. Edhe pse kanë kaluar disa javë autoret ende nuk janë identifikuar, ndërsa autoritetet nuk benë të ditur se çfarë dokumentesh iu morën atij.