http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus zbardh kërkesën e Prokurorisë drejtuar Kuvendit ku kërkohet arrestimi i deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Në kërkesën 7 faqëshe të organit të akuzës, rezulton se punonjës të restorant ?Antika? në pronësi të Tom Doshit kanë thënë para prokurorëve se kanë parë Durim Bamin e Mark Frrokun së bashku, ndërsa takimet e tyre bëheshin gjithnjë në prezencë të Tom Doshit. Por edhe nipërit e deputetit Doshi gjatë marrjes në pyetje kanë thënë se kanë parë Durim Bamin, Mark Frrokun e deputetin Doshi në ambientet e një hoteli në Tiranë vetëm pak kohë para se ngjarja të bëhej publike. Njëri prej nipërve ka shpjeguar se Bami pasi hyri në hollin e hotelit takoi aty dy deputetët. Në kërkese thuhet se Doshi, Frroku dhe Bami kanë krijuar prova të rreme ndërsa deklaratat e punonjësve të lokalit antika por edhe nipërve të Doshit tregojnë se deputeti Frroku ka gënjyer kur mohoi te kishte njohje me Durim Bamin. Sipas prokurorisë 36 vjecari nga Fushë Kruja fillimisht ka thënë se nuk e njeh Frrokun por kur organi i akuzës i ka treguar atij nje foto te siguruar nga sistemi TIMS, Bami është përgjigjur se personin ne fjale e njihte por nuk kishte dijeni qe ishte deputeti Kristian Demokrat dhe se e kishte takuar disa here. Në interes të hetimit janë bërë dhe përgjime ambientale mes Doshit dhe Bamit ku sipas prokurorisë konfirmohen akuzat e ngritura ndaj deputetëve. Gjatë bisedës me deputetin, Bami i ka qëndruar versionit të tij se gjithçka ishte një sajesë dhe këtë fakt sipas tij e dinte Tom Doshi dhe një person tjetër në këtë rast Mark Frroku. Bindja e prokuroreve se ngjarja është e inskenuar është përforcuar edhe nga mos pranimi i Bamit për të bërë kallëzim edhe pse ka qenë në prani të ministrit të brendshëm drejtorit të përgjithshëm të policisë e atij të Tiranës. Për këtë organi i akuzës dyshon se ngjarja është e sajuar dhe e organizuar nga Tom Doshi Mark Frroku e Durim Bami ndërsa deputeti Frroku krahas kallëzimit të rremë e kanosjes për deklarime a dëshmi, ka konsumuar edhe veprën penale të deklarimit të rremë përpara prokurorit, pasi ka thënë se nuk e njeh Durim Bamin.