http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga David Mekalister dhe Knut Flekenshtajn, kryeministri Rama zhvilloi nje takim rreth 90 minuta me aleatin e tij kryesor, Ilir Meta.
Biseda u zhvillua ne zyrën e kryetarit të kuvendit, ndërsa pas takimit nuk pati asnjë prononcim.
Burimet bënë të ditur se Rama e Meta diskutuan mbi situatën politike, pas dështimit të misionit ndërmjetësues ndërkombëtar.
Më herët Rama ka bërë të qartë se mazhoranca është e vendosur që të shkojë në zgjedhjet e 18 qershorit, edhe pa opozitën.
Një ditë më parë, mazhoranca pranoi të gjitha pikat e ofruara nga negociatorët Mekalister dhe Flekenshtajn, me kusht kalimin e vetingut.
Kryeministri ra dakord per zëvendësimin e disa ministrave politike me përfaqësues teknike, si dhe pikat e tjera që lidhen me përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Ai u shpreh i hapur edhe për të diskutuar një shtyrje të arsyeshme të datës së zgjedhjeve, brenda kufirit të lejuar nga kodi elektoral.
Por gjithçka u rrëzua nga refuzimi që opozita i bëri dokumentit të negociatorëve të huaj.
Këta të fundit nga ana e tyre pas takimeve kanë darkuar në një nga restorantet në qendër, ndërsa kanë lënë Shqipërinë mëngjesin e sotëm, duke mos folur për vijim negociatash.