http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes palëve duket se ka shqetësuar së tepërmi ndërkombëtarët.Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku ka planifikuar takime me liderët politikë të vendit.Delegacioni është takuar gjatë orëve të para të kësaj të marte me Presidentin Meta e më pas ka zhvilluar një takim edhe me kreun e qeverisë Edi Rama.Deri më tani nuk janë dhënë detaje mbi takimin mes delegacionit dhe liderëve politikë.Delegacioni ka planifikuar që në orën 11:15 të zhvillojë një takim edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi e më pas në orën 15:30 minuta me liderin e opozitës Lulzim Basha.Rama gjatë ditëve të fundit I ka bërë 6 ftesa liderit të opozitës për të nisur dialogun pa kushte dhe për t?I dhënë fund krizës së paprecedentë politike.Ndërkohë nga ana tjetër edhe ndërkombëtarët gjatë kësaj kohe kanë bërë shpesh thirrje për dialog mes palëve.