PD: Prokuroria të marrë në pyetje Ramën dhe Xhafajn - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
DeputetI i PD Ervin Salianji dhe juristi Gazmend Bardhi ishin në prokurori ku dhanë shpjegime në lidhje me audio përgjimin që publikuan pak ditë më parë ku pretendohet se vëllai I Fatmir Xhafajt flet me dëshmitarin X, të identifikuar si Albert Veliu për trafik droge.



Pas daljes nga organi I akuzës, deputeti I PD, Salianji foli për mediat:

?Aq sa mund te mohoj unë që jam Ervin Salianji, aq mund të mohoj edhe Agron Xhafajt se në audio-përgjim nuk është ai?.



Ndërsa Gazmend Bardhi u shpreh:

?Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga ministri i Brendshëm dhe qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe sigurisht që do të bashkëpunoj me organin e Prokurorisë sa herë që të thirrem por nuk mund të rri dot pa shprehur shqetësimin tim që kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge që është vëllai i ministrit të Brendshëm nuk është marrë ai i pari në pyetje por jemi marrë ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm që i lehtëson veprimtarinë kriminale vëllait por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje akoma Kryeministri që ka krijuar një alibi publike ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafajt. Por ndërkohë nuk ju bën ju me dijeni dhe besoj se ju nuk e keni aktin e ekspertimit. Dhe prokuroria do të duhet të kishte sekuestruar këtë material privat, siç e quan kryeministri sepse është një e dhënë që i ndihmon hetimet.

Prandaj edhe thirrja ime publike ndaj organit të Prokurorisë është që të fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji. Dhe drejtimi i duhur që i kërkon ligji është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në krim të organizuar dhe individët që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm.?

Share This Video


Download

  
Report form