Report TV - Financimi i PD-së nga lobe ruse, Gjylameti: Prokuroria të marrë Bashën në pyetje

Report TV 2018-05-12

Views 1

Partia Socialiste i është rikthyer sërish sot investigimit të revistës amerikane, "Mother Jones", lidhur me lobimin e PD në SHBA përmes një kompanie me lidhje me rusët.

Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti i drejtoi disa pyetje kryetarit të PD, Lulzim Basha se a ka kryer PD pagesa të tjera dhe kush kanë qenë personat që kanë kontaktuar rusët për llogari të PD.

Deklarata e Gjylametit:

Koha kur një parti politike mund të pengonte të vërtetën të dilte në shësh ka përfunduar njëherë ë përgjithmonë. A ka pagesa të tjera? Kush janë njërëzit që kanë kontaktuar me rusët për llogari të PD?

Përveç parave të paguara nga biznesmenët rusë, sa para të tjera me prejardhje ruse janë përdorur nga PD? Çfarë i premtoi Basha në shkëmbim? Duhet të japë llogari në prokurori, ka të bëjë me ndikimin e interesave të huaja në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form