PS: Prokuroria të marrë në pyetje Bashën për kontratat

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Duke përsëritur të njëjta pyetje që kërkojnë përgjigjen e Lulzim Bashës, lidhur me të vërtetën e kontratave të lobimit, që e lidhin me një kompani në pronësi me shtetas rus të lidhur me Kremlinin, Partia Socialiste i kërkon kreut të demokratëve të japë sqarime përpara drejtësisë për këtë çështje.

?Prokuroria duhet të marrë në pyetje Lulzim Bashën, sepse vetëm kështu mund të zbardhet kjo aferë, që nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me mbi gjysmë milionë dollarë që askush s?i del për zot se nga kanë ardhur, por ka të bëjë dhe me ndikimet e vendeve të huaja në interesat e Shqipërisë, gjë që e kemi parë të ndodhë rëndom në vendet fqinje, por që deri më sot mendonim se nuk kishin prekur vendin tonë. Lulzim Basha nuk mund t?i shpëtojë këtij skandali duke u fshehur, ashtu siç i ka shpëtuar hetimeve për Rrugën e Kombit apo 21 janarin?.

Nga selia blu është zgjedhur që akuzave të socialistëve, t?ju përgjigjen po me akuza në adresë të Kryeministrit Rama, sipas të cilave e lidhin atë me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

?Edi Rama duhet t?u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t?u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun. Edi Ramës i është bërë e qartë se, nëse Saimir Tahirit nuk i hiqet mbrojtja politike, nuk ka Shqipëri në Europë! Por Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t?i duhet të dorëzohet vetë. Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendit?.

Në këtë komunikim në distancë mes dy forcave për çështjen e lobimit është përfshirë dhe Kryeministri Rama, i cili ka postuar një video ku ironizon deklaratat e Bashës. Kryeministri thotë se nuk bëhet fjalë për një përkthim të gabuar, por sipas tij, është koha për t?u rrëfyer në prokurori, sepse këtë herë është në mes interesi i Shqipërisë dhe integrimi në BE.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS