Report TV - PD: Xhafaj ka ndryshuar ligjin për të mbrojtur të vëllanë

Report TV 2018-05-15

Views 0

Sikundër vepruan të mërkurën me dokumentet e drejtësisë italiane, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor i PD, Gazment Bardhi dolën para mediave me procesverbalet e falsifikuara sipas tyre nga Fatmir Xhafaj në kohën kur drejtonte Komisionin e Ligjeve dhe atë të Reformës në Drejtësi. Deputeti Alibeaj deklaroi se Xhafaj ka bërë një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, duke i siguruar mbrojtje të vëllait të dënuar nga drejtësia italiane me burgim, në mungesë për trafik narkotikësh.

Xhafaj miratoi një ndryshim në kodin penal që i siguronte paprekshmërinë vëllait të tij. Ndryshimi në nenin thotë 491, pika f. ka ndryshuar si më poshtë: Nuk mund të jepet ekstradimi: f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit

Enkelejd Alibeaj
Ndërsa eksperti ligjor në PD, i cili ka ndjekur dhe diskutimet e ligjeve të reformës në drejtësi, Gazment Bardhi përmendi të gjitha faktet, sipas tij të ndryshimit të nenit që demokratët thonë i siguron paprekshmëri Agron Xhafajt, vëllait të ministrit.

Edhe në mbledhjen e tretë të datës 21.03.2017, mbi ndryshimet e bëra në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, nuk rezulton të ketë pasur asnjë diskutim nga anëtarët e Komisionit. Në këtë mbledhje është bërë miratimi në tërësi i ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. FAKT 4: Në datën 21.03.2017, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i ka paraqitur seancës plenare Raportin për projektligjin ndryshues të Kodit të Procedurës Penale. Në faqen 32 të Raportit pasqyrohet edhe ndryshimi që i bëhet nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, ku pasqyrohet se ndryshimi ishte identik me atë që kishin propozuar ekspertët dhe kishte miratuar Komisioni, pra versioni i propozuar nga deputetja Vasilika Hysi zyrtarisht

Gazment Bardhi-ekspert ligjor në PD

Share This Video


Download

  
Report form