PD: Ministri i Brendshem shkeli ligjin Antimafia per te mbrojtur te vellain

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Demokratët kanë ashpërsuar akuzat në adresë të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se përmes moszbatimit të ligjit Antimafia i ka dhënë mbrojtje vëllait të tij, Agron Xhafaj, i dënuar për trafik droge në Itali. Sipas opozitës të dy vëllezërit Xhafaj janë subjekt i këtij ligji.

?Sipas Ligjit Antimafia, Neni 8, Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia.Kjo edhe për një arsye tjetër të fortë: Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj?.

Heshtjes së Ministrit të Brendshëm sipas demokratëve i është bashkuar edhe Kryeprokurorja Arta Marku.

?Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari. E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa Vetting, pikërisht për të garantuar mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama?.

Opozita e akuzon gjithashtu Ministrin e Brendshëm se gjatë kohës kur drejtonte Komisionin e Ligjeve ka falsifikuar nenin 491 të Kodit të Procedurës penale duke i garantuar lirinë të vëllait.

Share This Video


Download

  
Report form