Report TV - Akuzat e PD për vëllanë, Xhafaj takim 60' me Ramën në Kryeministri

Report TV 2018-05-16

Views 0

TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me Edi Ramën në Kryeministri për rreth 60 minuta pas zhvillimeve të fundit. Takimi nisi rreth orës 13:45 minuta dhe përfundoi një orë më pas, ndërsa i pranishëm për disa minuta ishte edhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla i cili më pas është larguar nga Kryeministria.

Pas përfundimit të takimit Xhafaj u drejtua për në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme, para së cilës opozita zhvilloi një protestë sot për rreth dy orë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, nuk është asnjë provë kompromentuese për vëllain e tij, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Rama e bazoi deklaratën e tij te një ekspertizë ndërkombëtare që sipas tij kishte dalë në konkluzionin se materiali i opozitës ishte montuar dhe jo autentik. Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas sulmeve të PD dhe LSI ditët e fundit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Xhafajt pas akuzave për të vëllanë e tij se është dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.

Share This Video


Download

  
Report form