Përmes një deklarate të zëdhënëse Ina Zhupa, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama duke e cilësuar atë si përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në vijim të deklaratës ajo ka akuzuar edhe vëllain e Fatmir Xhafajt si të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar të drogës. Zhupa ka kërkuar shpjegime nga kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.