Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori Donald Lu i kërkoi sot shoqërisë civile ti bashkohen thirrjes për arrestimin e "peshqve të mëdhenj" kriminalë.
Lu vlerësoi rolin e Shqipërisë në kapjen e peshkut të madh të drogës Met Kanani në Turqi, teksa tha se duhet të kapen edhe Klement Bali dhe Arbër Çekaj.
Ai foli edhe për kryebashkiakun Fran Frokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi, të cilët tha po ndiqen penalisht.
Jashtë vëmendjes nuk la as hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës.
"Askush nuk është mbi ligjin, mirëpresim faktin se Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm. Politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur". tha Lu.
Kërkesa e fundit e Ambasadorit për shoqërinë civile ishte të nxisin politikanët dhe prokurorët që të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, pasi vetëm atëherë theksoi ai, Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur.
Donald Lu: Ka ende shumë për të bërë. Prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme. Cila është sfida kryesore sot? Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të "peshqve të mëdhenj" kriminalë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lu-apel-shoqerise-civile-bashkojuni-thirrjes-arrestimin-e-peshqve-te-medhenj-kriminale