Lu: Presim arrestimin e “peshqve te medhenj” ne fillim te 2018-es

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, tha të martën se SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtare të Shqipërisë presin arrestimin e disa ?peshqve të mëdhenj?, e për këtë ai dha edhe kohë.

?Në luftën ndaj krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa ?peshqve të mëdhenj? në fillim të vitit të ardhshëm dhe që kjo të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë?, tha Lu në prezantimin me detaje të operacionit ?Forca e Ligjit?.

Në aktivitet ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ambasadorja e BE, Vlahutin, si dhe marrin pjesë përfaqësues të FBI-së, Prokurorisë, deputetë e drejtues të Policisë së Shtetit./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form