Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke marrë shkasë nga raporti i Europol sipas të cilës, Shqipëria ishte burimi kryesor i kanabisit në Evropë, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se ky raport tregon se nuk është opozita që po i nxin faqen vendit dhe se kanabisi është burimi kryesor i tregut të drogave prej 24 miliardë eurosh në BE.
Alibeaj: Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në Bashkimin Evropian janë arsyeja kryesore që Shqipërisë i mohohet prej tre vjetësh hapja e negociatave?, theksoi Alibeaj.
Ai tha se vendet e BE-së kërkojnë luftë kundër drogës dhe krimit të organizuar dhe të nxirren para drejtësisë të paprekshmit.
Alibeaj: Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.
Deklarata e plotë:
Më 6 Dhjetor, ditën kur Edi Rama fajësoi opozitën se po i nxinte faqen vendit me akuzat për drogën, EUROPOL konfirmoi se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të kanabisit në Bashkimin Evropian.
EUROPOL eshte agjensia ligjzbatuese që mbështet 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Raporti i tij thotë se:
1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro,
2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale,
3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe
4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur.
Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës.
Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë vendi kryesor mikpritës i biznesit për shkak të taksave të ulëta, lehtësive ligjore, luftës kundër korrupsionit dhe sigurise juridike! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!
Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë një nga vendet e Ballkanit jo vetëm anëtar i NATO-s, por edhe një vend që negocionte për anëtarësim në Bashkimin Europian! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/raporti-i-europol-alibeaj-pa-arrestimin-e-ketyre-peshqve-te-medhenj-nuk-celen-negociatat