Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu hodhi kritika të forta në drejtim të autoritetet për mos arrestimin e Klement Balilit, duke theksuar se autoritetet "nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin" për ta arrestuar.
Lu tha gjithashtu se kokat e krimit duhet të kenë frikë pasi drejtësia për ta po vjen.
Lu: Së dyti, Shqipëria mbështeti arrestimin e Met Kananit në Turqi. Banda e tij u arrestua këtu në Shqipëri. Së treti, doganat shqiptare zbuluan 630 kg kokainë kolumbiane, që çoi në arrestimin e trafikantit të narkotikëve, Arbën Çekaj në Gjermani.
Disa prej anëtarëve të bandës së tij janë arrestuar dhe shpresojmë që ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Së katërti, kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Roshi, po ndiqen penalisht. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha po gjykohen në Gjykatë.
Hetimi penal kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla vazhdon. Ka shumë aktivitet për njp periudhë të shkurtër kohe, por duam të shohim rezultate konkrete.
Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg, ky do të ishte sukses.
Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Dy vite më parë, DEA punoi me policinë greke për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit në Greqi. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një dënim të përjetshëm plus 15 vjet heqje lirie. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike.
Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. Askush nuk është mbi ligjin. I bëj thirrje kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën ndaj krimit të organizuar pa mëshirë.
KPK ka thënë se planifikon të përfundojë këtë verë, vettingun e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo do të lejojë krijimin e shpejtë të KLP-së, SPAKU-t dhe BKH-së.
Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lu-kapni-peshqit-e-medhenj-mungese-aftesie-ose-vullneti-mos-arrestimin-e-balilit