Report TV - Lirimi i Sotës, Paloka: Me Ramën kryeprokuror s’kapen ‘peshqit e mëdhenj’

Report TV 2018-05-10

Views 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë të lirë biznesmenin Orest Sota, i cili u ndalua në nëntor, pasi u kap me 863 mijë euro dhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Paloka e ka cilësuar vendimin e Apelit një fakt që kryeministri Edi Rama kontrollon pikat kyçe në sistemin e drejtësisë.
?Lirimi i Sotës është fakti që Rama kontrollon pikat kyçe në sistemin e drejtësisë. PD ka shprehur shqetësimin e saj që më 22 nëntor, kur paralajmëroi se Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Tahirin. 863 mijë euro janë të Tahirit?, tha Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form