Report TV - Ekskluzive-Skandali i tokave/ ‘Peshqit’ e mëdhenj çajnë rrjetën e drejtësisë shqiptare

Report TV 2018-11-02

Views 0

Operacioni që u trumbetua në shkurt 2018 nga ?Forca e Ligjit? në Policinë e Shtetit, se kishte zbuluar dhe arrestuar një bandë zyrtarësh dhe biznesmenësh, që ishin përfshirë në skemën e tjetërsimit të plazhit të Spillesë, përfshirë këtu dhe poligonin e aviacionit ushtarak, është ç?fryrë nga gjykata e Kavajës. Idlir Karkini, njeriu që nga policia u konsiderua si ?peshku i madh? i rënë në rjetën e drejtësisë, rezulton se dy javë më parë arriti të çajë rrjetën e organeve ligjzbatuese shqiptare, duke i shpëtuar ndjekjes penale dhe arrestimit.

Rrjetën ka mundur të çajë jo vetëm Karkini, por edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili edhe pse u mor i pandehur nga prokuroria për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, gjykata e Kavajës ka vendosur pushimin e akuzës që në seancë paraprake, duke mos e futur fare në gjykim. Por ndryshe ka vendosur gjykata për vartësit e Nuredinit, punonjës të bashkisë Rrogozhinë për të cilët hapi rrugën e gjykimin në themel. Njëherësh rrjetës së prokurorisë i ka shpëtuar dhe noteri i VIP-ave në kryeqytet, Julian Zhelegu, i cili kishte hartuar kontratat e shit-blerjes fiktive. Por pavarësisht kësaj akuzat ndaj tij tashmë janë pushuar.

Drejtësia vetëm për postierin e Kavajës
Ndërkohë dy javë më parë gjyqtarja e Kavajës Diamela Goxha, ka gjykuar kërkesën e prokurorisë së rrethit, për gjykimin e biznesmenit Idlir Karkini të akuzuar për veprën penale të ?Pastrimit të produkteve të veprës penale?. Në vendimin prej 41 faqe, gjyqtarja e Kavajës ka vendosur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se për të pandehur në mungesë Idlir Karkini, nuk ekzistojnë fakte dhe dyshime të arsyeshme që të provojnë akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi sipas gjyqtares Karkini është thjesht një blerës, duke mos i hyrë fare analizimit të mënyrës dhe transaksionit tepër të dyshimtë të kryer për tjetërsimin e sipërfaqes së poligonit të aviacionit ushtarak.

Share This Video


Download

  
Report form