Report TV - Report Tv foto ekskluzive, anija shqiptare në Libi me klandestinë

Report TV 2018-05-02

Views 3

REPORT TV siguron fotot ekskluzive të anijes shqiptare ?Envi 1? të mbushur me klandestinë në portin e Libisë.

Anija është bllokuar në datë 16 shtator, ndërsa po kthehej për në Maltë, pasi ishte ngarkuar me rërë në Libi.

Përpos fotove kur anija është pushtuar nga refugjatët, REPORT TV ka siguruar edhe fotot kur anija është ngarkuar me rërë në Zuara.

Pronari Eduart Skora deklaroi sot në një prononcim se anija, u plaçkit dhe u pushtua nga emigrantët në momentin që u bllokua nga marina dhe u kthye në portin e Tripolit.

Ai u shpreh gjithashtu se autoritetet e shtetit afrikan nuk kanë më pretendime për kontrabandë mallrash dhe shumë shpejt anija do të lirohet nga porti për të vijuar itinerarin e kthimit.

Share This Video


Download

  
Report form