Kompania Arseni shpk hedh poshtë informacionet e transmetuara nga BAVARIA N.V. në një televizion kombëtar në lidhje me markën tregtare B-52 Energy Drink. Zëdhënësi i Shoqërisë, Alban Bala, tregon se regjistrimi i markës B-52 nga BAVARIA N.V. është më vonë se ai i bërë nga Arseni shpk.
?Sqarojmë publikun se pretendimi i BAVARIA N.V. për një markë 50-vjeçare është mashtrim. Regjistrimi i parë ndërkombëtar i markës B-52 nga BAVARIA N.V. është kryer vetëm në vitin 2008. Vetë avokatja e firmës holandeze pranoi publikisht se regjistrimi i tyre në Shqipëri është më vonë se ai i bërë nga Arseni shpk. Për saktësi, ky regjistrim kombëtar është 10 muaj më i vonuar. Ligji përcakton se regjistruesi i parë zotëron markën dhe ka të mbrojtur emrin e saj. Kjo është arsyeja pse të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri i kanë dhënë të drejtë shoqërisë ARSENI shpk?
Alban Bala, zëdhënësi i Shoqërisë ARSENI shpk
Bavaria N.V. tha se B-52 është marka e saj e regjistruar në Spanjë dhe Portugali në vitin 2000. Mirëpo, qoftë rrjeti botëror i markave dhe patentave ËIPO, ashtu edhe databazat kombëtare të Spanjës dhe Portugalisë e nxjerrin këtë deklaratë si te pavërteta.