Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Policinë e Tiranës për protestën e 26-majit. Burime të Report Tv nga Policia e kryeqytetit thanë se në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se protesta fillon ditën e shtunë në orën 11:00, në Bulevardin "Dëshmorët e kombit".
Por PD nuk ka përcaktuar kohën se kur do të mbyllet kjo protestë dhe në kërkesë është shënuar vetëm orari I fillimit të saj. Duket se opozita planifikon që protesta të zgjasë disa ditë
Por Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në emisionin "45 Minuta" të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se protesta e ditës së shtunë do të jetë paqësore, ndërsa pavarësisht se është lënë pa orar se kur do të përfundojë, ai theksoi se do të mbyllet brenda ditës, nuk do të ketë një tjetër çadër, si vitin e kaluar.